Cesar Azpilicueta thuhet se tashmë ka marrëveshje në parim me Barcelonën.
Mbrojtësi spanjoll do të largohet në fund të këtij sezoni nga Chelsea, duke kërkuar të rikthehet në vendlindje.
Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Moreno, Azpilicueta ka kërkuar rritje page te The Blues dhe të ketë edhe së paku tri vite kontratë.
Por, Chelsea i ka bërë të ditur se nuk do ta rrisin pagën e tij dhe planifikojnë vetëm kontratë dyvjeçare.
Kështu, Barcelona është hedhur në sulm për shërbimet e tij dhe tashmë kanë një akord bazik.
Azpilicueta do të jetë lojtar i lirë që të fillojë bisedimet me çdo klub në janar, pasi kontrata i skadon në verën e 2022. /Telegrafi/