Telegrafi

Azpilicueta dhe Alonso duan t’i bashkohen Barcelonës

Cesar Azpilucueta dhe Marcos Alonso duan t’i bashkohen Barcelonës në afatin kalimtar të kësaj vere.

Chelsea nuk ka arritur të bind dyshen spanjolle për kontrata të reja, edhe pse e kapitenit është vazhduar edhe për një vit në mënyrë automatike.

Por, kjo situatë nuk e ka zmbrapsur klubi Blaugranas,që dëshiron ta transferojë Azpilicuetan në verën e këtij viti.

Lexo po ashtu Xavi do të vazhdojë revolucionin te Barcelona - ka shtatë emra në listën e transferimeve

Mundo Deportivo raporton se edhe Alonso është në listën e katalunasëve dhe tenton t’i realizojë dy transferimet.

Chelsea ende nuk e ka zgjidhur punën e pronarit të ri dhe dyshja duan të rikthehen në Spanjë për të tentuar të fitojnë sërish trofe të mëdhenj. /Telegrafi/