Cesar Azpilucueta dhe Marcos Alonso duan t’i bashkohen Barcelonës në afatin kalimtar të kësaj vere.
Chelsea nuk ka arritur të bind dyshen spanjolle për kontrata të reja, edhe pse e kapitenit është vazhduar edhe për një vit në mënyrë automatike.
Por, kjo situatë nuk e ka zmbrapsur klubi Blaugranas,që dëshiron ta transferojë Azpilicuetan në verën e këtij viti.
Mundo Deportivo raporton se edhe Alonso është në listën e katalunasëve dhe tenton t’i realizojë dy transferimet.
Chelsea ende nuk e ka zgjidhur punën e pronarit të ri dhe dyshja duan të rikthehen në Spanjë për të tentuar të fitojnë sërish trofe të mëdhenj. /Telegrafi/