Telegrafi

Aymeric Laporte me paraqitjet e shkëlqyera në Euro 2024, mori mbi supe Superligën e Arabisë Saudite

Aymeric Laporte është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Euro 2024. Që nga hyrja në formacionin startues kundër Italisë, numri 14 i Spanjës ka treguar paraqitje shumë të mirë duke e konfrimuar besimin e Luis de la Fuente.

Shumë zhurmë u krijua rreth Laportes. Por nga brenda ishte gjithmonë e qartë se ai ishte dhe do të ishte në krye të mbrojtjes.

Por shumë kohë përpara se të fillonte Euro, ekzistonte dyshimi se të luash në Arabinë Saudite nuk e ke ritmin për të konkurruar siç kërkohet në Evropë. “Ai luan më shumë se kur ishte lojtar i Manchester Cityt ”, shpjegoi De la Fuente në atë kohë.

Zhvillimi i garës ka bërë të qartë se qendërmbrojtësi i Al-Nassr është me të njëjtin ritëm loje, ose më të lartë se rivalët me të cilët është përballur. Në trajtimin e topit dhe leximin e lojës ai ka dëshmuar se është më i miri në Euro 2024. Ai është mjaft avantazh kur skuadrat rivale përpiqen të mbytin dyshen Rodri dhe Fabian, pasi loja e tij me këmbë është e nivelit të lartë.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i gjysmëfinaleve të Euro 2024

Laporte nuk ka qenë ambasadori i vetëm i mirë i Ligës Saudite në Euro 2024. Dy golat me kokë të Demiralit kundër Austrisë (Al-Ahli ) e çuan vendin e tij në çerekfinale, ndeshje që u humb për shkak të një gjesti me përmbajtje politike. Te Franca, Ngolo Kante (Al-Ittihad) u votua MVP kundër Austrisë dhe Holandës .

E ardhmja e Laportes është e hapur, edhe pse kontrata e tij me Al Nassr është e gjatë. Skuadrat evropiane e dinë që ai mundet ende dhe nivelin elitar e tregoi siç duhet në Kampionatin Evropian.

E mira për përzgjedhësin De la Fuente, i cili nuk kishte dyshime pas e kishte ndjekur Aymeric gjatë gjithë sezonit, është se Euro 2024 ka folur në favor të tij.

Sepse, përveç vlerës që ka në ndeshje, fjala e Laportes është nga më të fortat në dhomat e zhveshjes. Për shembull, marrëdhënia e tij me Gavin është e shkëlqyer edhe pse mesfushori i ri mungon shkaku i dëmtimit.

Aymeric është një nga ata që flet qartë, pa pasur nevojë ta bëjë me zë të lartë dhe këtë herë po e tregon. /Telegrafi/