Telegrafi

Aymeric Laporte e do transferimin te Barcelona

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte është i pakënaqur me rolin e tij në skuadër aktualisht dhe po kërkon të gjejë një aventurë të re këtë verë. Duket se ai është i etur për një rikthim në futbollin spanjoll.

Lojtari nuk është më zgjedhja e parë për Pep Guardiolën dhe si rezultat është i prirur të largohet. Ishte përfolur se ish-skuadra e tij Athletic Bilbao është e interesuar të bëjë një përpjekje për ta rikthyer atë.

Megjithatë, Relevo raporton se vetë Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.

Lexo po ashtu Man City ka gati ‘operacionin fshesa’, pesë yje mund të largohen

Ai fiton rreth 6.5 milionë euro në Manchester City , por është i gatshëm ta ulë këtë shifër për të shkuar te katalunasit.

Mbrojtësi qendror ka agjentin e njëjtë si Xavi Hernandez (Arturo Canales) dhe shpreson se mund të funksionojë në favor të tij.

Aktualisht Barcelona ka katër qendërmbrojtës, dhe pritet të nënshkruajë me Inigo Martinez këtë verë si i lirë, por kampi i Laportes beson se ata do të jenë të hapur për të arritur një marrëveshje. /Telegrafi/