Site icon Telegrafi

Avokati i Trump “i paguar nga Ukraina” për të rregulluar bisedimet me Shtëpinë e Bardhë

Avokati personal i Donald Trump, Michael Cohen, thuhet të ketë marrë një pagesë sekrete prej së paku 400,000 dollarë amerikan për të rregulluar bisedimet midis presidentit të Ukrainës dhe Presidentit Trump, sipas burimeve të disa mediave në Kiev.

Pagesa thuhet të jetë organizuar nga ndërmjetësit që vepronin për udhëheqësin e Ukrainës, Petro Poroshenko,  ndonëse  Cohen nuk ishte regjistruar si përfaqësues i Ukrainës siç kërkohet nga ligji i SHBA.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte qershorin e kaluar.

Pak kohë pasi presidenti ukrainas u kthye në atdhe, agjencia anti-korrupsion e vendit të tij ndaloi hetimin e saj në ish-menaxherin e fushatës së Trump, Paul Manafort. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version