Ka ndërhyrje dhe tensione në Inter, pasi përfaqësuesi i Mauro Icardit këmbëngul se “nuk ishte i informuar” kur Luciano Spalletti e la lojtarit jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Lazios.
Sulmuesi u kthye në stërvitje këtë javë pas 40 ditësh, zyrtarisht për shkak të lëndimit në gju dhe pritej paqe mes tij dhe ekipit.
Icardi pritej të ishte në skuadër, sidomos pas lëndimit të Lautaro Martinezit, por Spalletti befasoi të gjithë kur njoftoi në konferencën e tij për shtyp se ish-kapiteni do të lihet përsëri jashtë skuadrës.
Ky vendim ka befasuar përfaqësuesin ligjor të argjentinasit, i cili ka thënë se nuk ishte i informuar për këtë vendim.
“Që nga dita e kthimit të Icardit në trajnim, ai ka qenë në dispozicion të plotë të skuadrës, duke u sjell në mënyrë profesionale dhe duke ndjekur hapat e hartuar nga unë, Beppe Marotta dhe Steven Zhang në interes të Interit dhe lojtarit”, ka thënë avokati Nicoletti për ANSA.
📋 | MATCHDAY SQUAD
The 21 Nerazzurri players available for #InterLazio 👇 pic.twitter.com/vtjT4h3Git
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) March 30, 2019
“Nuk u informova për vendimin për lënien e Icardit jashtë skuadrës, kështu që duke mos i ditur arsyet për këtë, unë nuk mund të komentoj për këtë”.
“Kam folur çdo ditë me Marottan, i cili gjithnjë më thoshte se gjithçka po shkonte pozitivisht”. /Telegrafi/