Site icon Telegrafi

Avokati egjiptian padit Ramosin për lëndimin e Salahut, kërkon një miliard euro dëmshpërblim për ‘dëm fizik dhe psikologjik’ të një kombi të tërë  

Një avokat egjiptian ka nisur një padi prej një miliard eurosh kundër Sergio Ramos pasi ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, u lëndua në një duel me kapitenin e Real Madridit gjatë finales së Ligës së Kampionëve të së shtunës.

Salah u lëndua në shpatullën e tij të majtë, pasi u ndesh me Ramos gjatë një dueli në finalen e Kievit dhe ky lëndim vendosi në dyshim pjesëmarrjen e tij të Kupës e Botës.

Megjithatë, lojtari më i mirë i Ligës Premier ka postuar në Twitter të dielën ku ka thënë se ishte ‘i bindur’ se do të ishte në gjendje të përfaqësonte kombëtaren e tij në ‘Rusi 2018’, por kjo nuk ka bërë asgjë për të shuar zemërimin e dukshëm të avokatit Bassem Wahba.

Lexo po ashtu A do të jetë i gatshëm Salah për kampionatin botëror? Egjiptiani rrezikonin seriozisht pjesëmarrjen në Rusia 2018

Në një paraqitje në kanalin televiziv egjiptian Sada El-Balad, Wahba njoftoi se kishte paraqitur një ankesë në FIFA dhe kishte akuzuar Ramos për një veprim të qëllimshëm dhe duke shkaktuar “dëm fizik dhe psikologjik” mbi një komb të tërë dhe futbollistin më të famshëm të saj.

Momenti i lëndimit (Getty Images)

“Ramos lëndoi me dashje Mo Salahun dhe duhet të dënohet për veprimet e tij”, ka thënë fillimisht Wahba.

“Unë kam ngritur një padi dhe një ankesë në FIFA”.

Lexo po ashtu Salah flet pas lëndimit: Ishte një natë e vështirë, dashuria dhe përkrahja juaj me jep forcë

“Do të kërkoj kompensim, i cili mund të kalojë 1 miliard euro për dëmin fizik dhe psikologjik që Ramos i dha Salahut dhe popullit egjiptian”, përfundoi ai.

Në dukje ky kompensim duke i pamundur për tu fituar, por Wahba është zotuar në rast fitimi të rastit do të dhurojë fondin e bamirësisë Long Live Egypt Fund. /Telegrafi/

Exit mobile version