Site icon Telegrafi

Avokati: Cozman, përdorues i marihuanës

Ylber Abdullahu, i njohur me emrin e artit si Cozman, më herët gjatë ditës është liruar nga gjykata e Tiranës.

Ai u ndalua tre ditë më parë bashkë me të dashurën e tij, këngëtaren Altuna Sejdiu, pasi u kapën me –hashash në makinë.

Siç raportuan mediat nga Shqipëria, Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e prokurorit për “arrest me burg”, dhe ai është liruar pas një garancion prej 5 mijë euro.

Sipas mediave shqiptar, avokati i Cozman është mbrojtur para gjykatës duke thënë se klienti i tij është vetëm përdorues i rregullt i lëndës narkotike dhe se aktualisht është në terapi rehabilitimi.

Madje ai ka paraqitur edhe një raport mjekësor që konfirmon një fakt të tillë të marrë nga një klinikë në Kosovë.

Tuna dhe Cozman u ndaluan në orët e para të mëngjesit të 4 qershorit në Tiranë, ku gjatë një kontrolli rutinë, policia ka bërë të mundur gjetjen e një sasie hashashi prej 20 gramë në automjetin e tyre tip fuoristradë tip “Range Rover”.

Çifti i këngëtarëve u ndalua fillimisht për shkeljen e sinjalistikës rrugore, pasi hynë me semafor të kuq. Por pas kontrollit Cozmanit iu gjet një qese me hashash. Ndërkohë pas disa orë verifikimesh Tuna u la e lirë brenda ditës. /Noa/Express/

Exit mobile version