Site icon Telegrafi

Avionët izraelite hodhën herbicide në fushat bujqësore në Gaza

Forcat izraelite sot hodhën herbicide në fushat bujqësore palestineze përgjatë Rripit kufitar të Gazës.

“Hedhja e kimikateve ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pronën”, tha për AA, Nizar al-Wahedi, zyrtar i Ministrisë palestineze të Bujqësisë.

Duke theksuar se Izraeli nuk ka të drejtë të hedhë herbicide në fushat bujqësore palestineze, Al Wahedi, tha se Ministria palestineze e Bujqësisë ende nuk e ka të njohur përbërjen e kimitatit të cilin avionët izraelitë sot në mëngjes e kanë hedhur mbi fushat.

Nga ana tjetër, organizata joqeveritare izraelite Gisha lajmëron se qëllimi i shpërndarjes së herbicideve përgjatë kufirit me Gazën është bërë me qëllim të shkatërrimit të barit të panevojshëm dhe barërat e këqija në atë rajon.

Së paku 44.000 palestinezë merren me bujqësi, që është rreth 11 për qind nga fuqia e përgjithshme e punës në këtë rajon.

Izraeli nga viti 2007 nën bllokadë të plotë mban Rripin e Gazës në Palestinë. /Telegrafi/

Exit mobile version