Telegrafi

Avdullah Hoti i ikë përgjigjes për mos publikim të marrëveshjes me Listën Serbe

Kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti pas daljes nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë para mediave se është i kënaqur që pas një muaj pune është arritur të votohet Qeveria e re.

“Sot në seancën e Kuvendit, një seancë e organizuar mirë në përputhje ne Kushtetutën është votuar qeveria e re. Jam i kënaqur që pas një pune 1 muajsh me partnerët e koalicionit qeverisës kemi bërë në program qeverisës që i adreson nevojat emergjente që ka shteti, siç është luftimi i pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike”, tha Hoti.

Ai tha se ka dhënë zotimin për ndërrimin e diskursit publik, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të forcuar miqësitë ndërkombëtare.

I pyetur se përse nuk është bërë publike marrëveshja me Listën Serbe, kryeministri Hoti nuk i është përgjigjur kësaj pyetje duke u larguar dhe futur në veturën e tij. /Telegrafi/