Donis Avdijaj ka bërë debutimin e tij me Përfaqësuesen e Kosovës.
Pasi priti deri në ditën e fundit për të marrë lejen nga FIFA, Avdijaj u inkuadrua në lojë ndaj Islandës në pjesën e dytë.
Sulmuesi i talentuar kosovar është kthyer në klubin e tij, Schalke 04 por ai mendjen e ka ende te Kosova.
Avdijaj së fundmi ka postuar një foto në profilin e tij në Instagram ku tregon dashurinë për vendlindjen e tij.
“Kënaqësia ime më e madhe në jetë që u bëra pjesë e Kombëtares së Kosovës, vendlindjes së prindërve të mijë ju faleminderit”.
“Kosovë të dua”, ka shkruar talenti i madh i Schalke 04. /Telegrafi/
A post shared by Donis Avdijaj ? (@donisavdijaj10) on