Site icon Telegrafi

Avantazhi i fshehur i Erik ten Hag te Cody Gakpo që nuk i bëri punë

Pavarësisht se e vendosi atë në listën e tij të dëshirave, Erik ten Hag nuk e mori Cody Gakpon për Krishtlindje.

Në vend të kësaj, ai pa Manchester United të mposhtur nga armiqtë e vjetër Liverpooli, të cilët papritmas kanë nënshkruar me yllin e PSV Eindhoven. Klubi nga Anfield ka rënë dakord zyrtarisht për një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë totale prej 55 milionë eurosh, me lojtarin në rrugë për në Merseyside.

Ten Hag e kishte bërë 23-vjeçarin objektivin e tij kryesor përpara afatit kalimtar të janarit, duke shpresuar ta shihte atë të zëvendësonte Cristiano Ronaldon e sapo larguar në vijën e tij sulmuese.

Mirëpo, Jurgen Klopp ishte i shpejt për të rrëmbyer Gakpon në një kthesë mahnitëse të ngjarjeve, pavarësisht se Ten Hag strehoi atë që ai besonte se ishte një avantazh në negociata.

Siç raportohet nga Telegraph, shefi i Djajve të Kuq – i cili më parë kishte eksploruar mundësinë e nënshkrimit të Gakpo gjatë verës – përfaqësohet nga e njëjta agjenci si sulmuesi holandez.

Por, mburrja e një përparësie më të madhe se Klopp në fund të fundit nuk u shpagua, pasi Gakpo tani pritet të jetë në gjendje të luajë në Anfield më 1 janar kur hapet afati kalimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version