Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e sulmeve të armikut.
Kjo u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një përditësim të situatës.
Sipas shtabit, forcat ruse kanë sulmuar Ukrainën me 24 drone Shahed, 23 prej të cilëve i ka rrëzuar mbrojtja ajrore ukrainase, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Edhe pse shumica e vendbanimeve janë sulmuar, ushtria e Volodymyr Zelenskyt me anë të ndihmave ushtarake të aleatëve po përparon në vijën e frontit.
Në të njëjtën kohë, shtabi ka njoftuar se ushtarët e Ukrainës kanë vazhduar t’i shkaktojnë rusëve humbje në trupa dhe mjete luftarake.
Ndryshe, së fundmi aeroplanët ukrainas kanë goditur shtatë zona të përqendrimit të trupave armike, tre sisteme raketore anti-ajrore dhe një depo municioni.
Gjithashtu, ata kanë shkatërruar edhe një raketë Kh-59/69. /Telegrafi/