Site icon Telegrafi

Ukraina sulmon me dronë luftarak Krimenë

Një sulm masiv me dronë ukrainas në Krime ka lënë qytetin e Sevastopolit pa energji dhe i ka vënë flakën një rafinerie në Rusinë e Jugut.

Sulmet e fundit thuhet se shënojnë përpjekjen e Kievit për t’iu kundërpërgjigjur një ofensive të Moskës në Ukrainën verilindore, e cila ka shtuar presionin mbi forcat e armatosura.

Bëhet e ditur se Ukraina ka sulmuar me mbi 50 dronë mbi Krime, dhe të tjerë në Krasnodar dhe Belgorod.

Gjithashtu, sulmet e kanë dëmtuar edhe termocentralin e qytetit, andaj vendi ka mbetur pa energji elektrike, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Kundërpërgjigjet e mëparshme ukrainase kanë shkatërruar edhe aeroplanë dhe një strukturë magazinimi në bazën ajrore Belbek pranë Sevastopolit.

Lexo po ashtu Ukraina pjesërisht largon trupat ruse nga qyteti Kharkiv

Ndërkohë, në Krasnodar, ushtria e Volodymyr Zelenskyt ka goditur një rafineri nafte.

Siç raportohet, Ukraina vazhdimit ka shënjestruar rafineritë dhe objektet e tjera energjetike thellë brenda Rusisë, duke i shkaktuar asaj dëme të konsiderueshme.

Dronët ukrainas kanë sulmuar edhe Novorossiysk, portin e madh të Detit të Zi.

Ndryshe, trupat e Ukrainës po luftojnë për të ndaluar përparimet ruse në rajonin verilindor të Kharkviti.

Një prej qyteteve më të sulmuara ditëve të fundit ka qenë Vovchansk, vetëm 5 kilometra nga kufiri rus. /Telegrafi/

Exit mobile version