Rusia ka humbur një tjetër gjeneral në operacionin ushtarak të Vladimir Putinit në Ukrainë, sipas zyrtarëve të lartë ukrainas.
Gjeneralmajor Andrei Simonov u vra pran qytetit të Izyum në rajonin e Kharkivit, i cili aktualisht është i pushtuar nga forcat ruse, thanë autoritetet ukrainase.
Rusët ende nuk e kanë konfirmuar këtë pretendim gjersa ky do të jetë i dhjeti gjeneral rus që humb jetën gjatë pushtimit në Ukrainë.
Ukrainian authorities say that #Russian Maj. Gen. Andrei Simonov was killed near the city of Izyum of the northeastern region of #Kharkiv. https://t.co/MLjhbFSScz
— KyivPost (@KyivPost) May 1, 2022
Ushtria ukrainase sulmoi postin komandues në terren, duke goditur më shumë se 30 automjete të blinduara ruse, duke përfshirë tanke,.
Gjenerali ishte në mesin e 100 ushtarëve rusë të vrarë në sulm, tha Alexei Arestovich, një këshilltar ushtarak i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton The Kyiv Post.
Arestovich tha se burime ushtarake të pozicionuara mirë konfirmuan vdekjen e gjeneral-majorit, Simonov.
Simonov ishte komandanti i lartë i luftës elektronike, tha këshilltari i qeverisë ukrainase, Anton Gerashchenko. /Telegrafi/