Telegrafi

Autoritetet ukrainase thonë se kanë vrarë edhe dy gjeneralë të tjerë rusë

Ushtria ukrainase pretendon se ka “eliminuar” dy gjeneralë të tjerë rusë gjatë luftimeve të sotme në rajonin juglindor Kherson.

Një gjeneral i tretë rus raportohet se ka pësuar plagë të rënda ndërsa një qendër komanduese lëvizëse është shkatërruar, sipas përditësimit të inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Ekspertët perëndimorë thonë se më shumë gjeneralë rusë janë vrarë në Ukrainë sesa në çdo konflikt tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore, raporton bbc.

Lexo po ashtu Autoritetet ruse: Një marinar i vdekur dhe 27 të zhdukur pas fundosjes së luftanijes Moskva

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme inteligjenca e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se forcat ukrainase kanë nisur kundërsulme të suksesshme dhe po ngadalësojnë përparimin e forcave ruse në zonat lindore.

Ndryshe, Rusia gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se ka vdekur një marinar dhe 27 të tjerë janë zhdukur pas fundosjes së luftanijes ruse, Moskva. /Telegrafi/