Ministria e Jashtme e Ukrainës, ka njoftuar se Rusia ka humbur 15 mijë ushtarë që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë që filloi më 24 shkurt.
Kjo ministri gjithashtu bëri të ditur se forcat e armatosura ruse, kanë humbur edhe 1.535 mjete të blinduara, transmeton Telegrafi.
Këto të dhëna ka arritur t’i sigurojë Sky News nga zyrtarët ukrainas, ndërsa ekspertët vlerësojnë se është në interes të vendit që vazhdimisht të publikohen të dhënat më të reja sa i përket humbjeve që i janë shkaktuar armikut.
Në anën tjetër inteligjenca amerikane gjatë javës së kaluar, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 7 mijë ushtarë rusë të vrarë në më pak se tri javë luftime në Ukrainë. /Telegrafi/
Information on Russian invasion
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, March 21 pic.twitter.com/ziw1LC2S8A
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) March 21, 2022