Site icon Telegrafi

Autoritetet ukrainase: Të paktën 12 civilë u vranë gjatë bombardimeve të fundit në Luhansk

Të paktën 12 civilë u vranë në granatimet më të fundit të forcave ruse në provincën lindore të Ukrainës, Luhansk, pohoi guvernatori ushtarak, Serhii Hayday.

Dymbëdhjetë persona u vranë në veri të qytetit të Donetskut, deklaroi Hayday, raporton cnn.

Veriu i Donetskut është strategjikisht i rëndësishëm për Rusinë, sepse kontrolli mbi të do ta lejonte të depërtonte në perëndim dhe të lidhej me forcat që përparojnë në juglindje të qytetit të Izyumit.

Serhii Hayday

Forcat ruse vazhdojnë ofensivën e tyre nga qytetet lindore të rëndësishme strategjike, Lisichansk dhe Donetsk, njoftuan autoritetet ukrainase në raportin e fundit ushtarak.

Luftimet e ashpra thuhet se po zhvillohen në të gjithë rajonin e Donbasit ndërsa Rusia akuzohet sërish se ka shënjestruar infrastrukturën civile.

Lexo po ashtu Pamjet e reja tregojnë se si ushtarët rus ekzekutuan tetë ukrainas në Bucha

Ukraina pretendon se zmbrapsi 14 sulme ruse dhe shkatërroi, mes automjeteve të tjera, tetë tanke.

Ndryshe, gazeta amerikane, New York Times ka publikuar pamjet më të reja, ku shfaqen ushtarët rus duke ekzekutuar tetë ukrainas në Bucha, në afërsi të Kievit./Telegrafi/

Exit mobile version