Telegrafi

Autoritetet ukrainase: Rusia po përgatit të evakuojë me dhunë qytetarët nga Krimea

Rusia ka intensifikuar përgatitjet për evakuimin e detyruar të civilëve nga rajonet e pushtuara të Ukrainës jugore në Krime, pretendon ushtria ukrainase.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi në Telegram se zyrtarët e emëruar nga Rusia po merrnin në pyetje dhe kontrollonin popullsinë vendase në Melitopol dhe Skadovsk.

Ai pohon se kanë kontrolluar nëse kanë pasaportë ruse, nëse janë të regjistruar dhe çfarë niveli arsimor kanë, raporton skynews.

“Autobusët me ata që duan të evakuohen largohen nga ato zona. Okupatorët po përhapin informacione se evakuimi i detyruar i popullatës civile do të fillojë në fund të prillit”, thotë Stozer.

Dje, ushtria ukrainase deklaroi se Rusia po përdor metoda të dhunshme ndaj civilëve, ku po i detyron që të pajisen me pasaporta ruse.

Ndryshe, Ukraina thuhet se do të nis një kundërofensivë ndaj rusëve, e cila përfshin edhe territoret e pushtuara të Krimesë që është nën kontrollin e Rusisë prej vitit 2014. /Telegrafi/