Telegrafi

Autoritetet ukrainase planifikojnë evakuimin e mbi 200 mijë civilë nga Mariupoli dhe Volnovakha

Ukraina planifikon të evakuojë 200 mijë civilë nga Mariupoli dhe 15 mijë nga Volnovakha.

9 mijë civilë është paraparë të largohen nga Mariupoli, qyteti port në jug të Ukrainës, nëse armëpushimi respektohet, transmeton Telegrafi.

Nënkryetari i Mariupolit ka aranzhuar transportimin e qytetarëve me 50 autobusë dhe besohet se shumica do të shkojnë drejt Zaporzhzhia.

Të tjerët mund të largohen me vetura, por këshilli i qytetit të Mariupolit ka njoftuar se do të jenë disa “faza” të evakuimit.

Në total, autoritet ukrainase planifikojnë evakuimin e mbi 200 mijë civilëve. E nëse respektohet armëpushimi dhe hapja e korridoreve humanitare gjithçka do të shkojë sipas planit.

Ndryshe armëpushimi pritet të përfundojë në ora 4 ndërsa në fuqi hyri në 9. /Telegrafi/