Kievi zyrtar ka reaguar në lidhje me supozimet se kanë shkaktuar vdekjen e 53 personave në një burg në Olenivka, në rajonin lindor të Donetskut.
Në një deklaratë për shtyp, ushtria ukrainase njoftoi se Rusia po përpiqej të “fshehte torturën dhe vrasjen e të burgosurve”, mes të cilëve ishin edhe mbrojtësit e Azovit dhe mohoi se kishte sulmuar burgun.
Kujtojmë se separatistët e Republikës Popullore Parashtetërore të vetëshpallur pro-ruse të Donetskut, u njoftua se numri i mbrojtësve të Mariupolit nga regjimenti Azov, të cilët, siç pretendojnë ata, u vranë në sulmin e supozuar ukrainas në burgun në Olenivki, u rrit në 53 persona.
https://twitter.com/contralera_/status/1552971434498170882
“Në Olenivka, 53 njerëz vdiqën dhe 75 u plagosën. Regjimi kriminal në Kiev shkatërroi qëllimisht militantët ukrainas me qëllim që të mbulonte gjurmët e krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile të Donbasit dhe kështu të detyronte të tjerët të vazhdojnë armiqësitë dhe të mos dorëzohen forcat e Republikës Popullore të Donetskut”, thuhet në njoftim.
Pretendimet për një sulm ukrainas në burg nuk janë konfirmuar. Mediat ruse kanë publikuar pamjet që ata pretendojnë se tregojnë pasojat e sulmit.
Ndryshe, të vetmet anëtarë të OKB-së që njohin pavarësinë e DPR janë Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut. /Telegrafi/