Site icon Telegrafi

Autoritetet ukrainase: Kemi vrarë një tjetër gjeneral rus

Zyra e Volodymyr Zelensky raporton se një tjetër gjeneral rus është vrarë nga ushtria ukrainase.

Gjenerali rus Yakov Ryazantsev u vra në Chornobaivka në veri të Khersonit, raporton Kyiv Independent.

Këshilltari i presidentit ukrainas, Zelensky, Oleksiy Arestovich ka pohuar se kanë vrarë gjeneralin bazuar në informacionet e ushtrisë ukrainase.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme për herë të dytë që prej fillimit të agresionit rusët kanë treguar sesa ushtarë kanë humbur, ku tani thonë se mbi 1200 personel ushtarak.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version