Site icon Telegrafi

Autoritetet ukrainase: Ka vdekur kapiteni i luftanijes së mbytur Moskva

Luftanija ruse Moskva u mbyt ndërsa po tërhiqej në një port pas një shpërthimi.

Ukraina pretendon se kapiteni i Moskva u vra gjithashtu në atë shpërthim, raporton theguardian.

Këtë e ka konfirmuar Anton Gerashchenko, një këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Lexo po ashtu Moskva është "anija e parë e madhe ruse" që fundoset që nga Lufta e Dytë Botërore

“Kapiteni i rangut të parë, komandanti i luftanijes Moskva i Flotës së Detit të Zi, Anton Kuprin vdiq gjatë shpërthimit në bord”, tha ai.

Ndryshe, Ukraina tha se ushtria e saj goditi me sukses luftanijen kryesore ruse të mërkurën, ministria ruse e mbrojtjes tha se shkaku ishte zjarri në bord dhe “kushtet pafavorshme në det”. /Telegrafi/

Exit mobile version