Site icon Telegrafi

Autoritetet ukrainase: Goditëm qendrën komanduese ruse në Nova Kahovka

Kievi pretendon se ushtarët ukrainas goditën qendrën e komandës ruse në qytetin Nova Kahovka, ndërsa po rritin aktivitetin në rajonin Kherson si pjesë e një kundërofensivë.

Nova Kahovka ndodhet në bregun lindor të okupuar të lumit Dnieper, ku forcat ukrainase dyshohet se kanë nisur një sulm dje.

Lexo po ashtu Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Moskë, plagosen 25 persona

Kievi refuzoi të konfirmonte raportet për operacionin, raporton skynews.

“Rreth orës 10:00 (me orën lokale) Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën qendrën komanduese të ushtrisë ruse në Nova Kahovka”, njoftoi në Telegram, Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Videot e publikuara nga Stratcom shfaqin shtëllunga tymi që ngrihen mbi qytet.

Ndryshe, theguardian ka raportuar sot se forcat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro në përpjekje për të thyer vijën e frontit jugor. /Telegrafi/

Exit mobile version