Autoritetet ukrainase kanë gjetur 440 varre të pashënuara në një vend varrimi në Izyum, një qytet lindor i rimarrë së fundmi nga forcat ruse, tha Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se gazetarëve ukrainas dhe ndërkombëtarë do të jenë ndër dëshmitarët e parë të këtyre krimeve.
“Ne duam që bota të dijë se çfarë po ndodh realisht dhe në çfarë ka çuar pushtimi rus”, tha ai.
At least 440 graves in a mass grave in Izyum
This was told by the head of the investigative department Sergey Bolvinov.
Zelenskyy also spoke about mass graves in the city in an evening address. He noted that "all the necessary investigative actions" have already begun in Izyum. pic.twitter.com/nmXnFSHFXs
— NEXTA (@nexta_tv) September 15, 2022
Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike tha të enjten se disa nga varret e zbuluara në Izyum ishin “të freskëta” dhe se kufomat e varrosura atje ishin “kryesisht civilë”.
Izyum iu nënshtrua sulmeve intensive të artilerisë ruse në prill dhe qyteti, i cili ndodhet afër kufirit midis rajoneve Kharkiv dhe Donetsk, u bë një qendër e rëndësishme për ushtrinë pushtuese gjatë pesë muajve të okupimit.
Forcat ukrainase morën përsëri kontrollin e qytetit të shtunën, duke i dhënë një goditje strategjike sulmit ushtarak të Rusisë në lindje.
Fotot e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës të premten treguan kryqe të shumta mbi varre në një zonë të pyllëzuar pranë Izyum, si dhe një gropë të madhe në një pyll. /Telegrafi/