Prokurorët ukrainas që hetojnë krimet e mundshme të luftës nga Rusia thonë se kanë gjetur 410 trupa në qytetet afër Kievit.
Pasi Ukraina tha se kishte rimarrë rajonin përreth kryeqytetit, prokurorja e përgjithshme, Iryna Venedyktova tha se 140 nga trupat e identifikuar ishin ekzaminuar.
Kjo vjen pas skenave në qytetin e Buchas, ku trupat e veshur me rroba civile u gjetën të shpërndara nëpër një rrugë, raporton bbc.
Të shtunën, Venedyktova tha se zyra e prokurorit ushtarak të Ukrainës “do të mbledhë dhe ruajë prova të agresionit rus, do të ruajë ligjin dhe rendin, do të sigurojë respektimin e të drejtave të punonjësve të shërbimit”.
Ndryshe, Rusia ka mohuar me vendosmëri akuzat se forcat e saj vranë civilë në qytet. /Telegrafi/