Site icon Telegrafi

Autoritetet ukrainase: 20 raketa u lansuan nga Bjellorusia

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas i Forcave të Armatosura njoftoi herët në mëngjes, duke cituar burime bjelloruse, se më shumë se 20 raketa u lëshuan nga Bjellorusia në drejtim të Ukrainës.

“Në një periudhë prej një ore të sotme, sipas informacioneve nga burime bjelloruse, më shumë se 20 raketa janë lëshuar nga Bjellorusia. Deri më tani dimë se nëntë raketa goditën zonën e Honcharivska në rajonin e Chernihiv”, njoftoi ushtria ukrainase.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima, njoftoi ushtria, shkruan theguardian.

Lexo po ashtu Ukrainasit po përpiqen të çlirojnë Kherson, një nga qytetet më të rëndësishme për Moskën

Gjithashtu forcat ruse lëshuan raketa herët këtë mëngjes në infrastrukturën në Vyshigorod, në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Sirenat e sulmit ajror kanë rënë në Kiev dhe autoritetet po u bëjnë thirrje banorëve të mos largohen nga strehimoret.

Ndryshe, forcat ukrainase po përpiqen të rimarrin qytetin e Khersonit, i cili është ndër kryesorët për Moskën. /Telegrafi/

Exit mobile version