Site icon Telegrafi

Autoritetet ukrainase: 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës

Ndërsa hyjmë në ditën e 23 të pushtimit rus, ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë në përditësimin e saj të përditshëm në Facebook se rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.

Përcaktimi i numrit të saktë të viktimave nga secila palë ka rezultuar sfidues, me Rusinë dhe Ukrainën që pretendojnë të dhëna dhe humbje jashtëzakonisht të ndryshme, raporton bbc.

Në një përditësim të rrallë më 3 mars, Rusia pretendoi se 498 nga trupat e saj ishin vrarë në luftime, por ajo ka mbetur e heshtur për publikimin e shifrave të tjera që atëherë.

Lexo po ashtu Gjithçka që po ndodh në Ukrainë

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë të enjten se numri i viktimave ruse mund të jetë mbi shtatëmijë, me deri në 14 mijë të plagosur.

Ndër dëmet e tjera të shkaktuara në armatimet dhe automjetet ruse, Ukraina pretendon se forcat e saj kanë rrëzuar gjithashtu 450 tanke, 93 aeroplanë, 112 helikopterë dhe çaktivizoi 43 sisteme kundërajrore. /Telegrafi/

Exit mobile version