Telegrafi

Autoritetet ukrainase: 120 trupa ruse janë vrarë në 24 orët e fundit

Forcat e armatosura ukrainase pretendojnë se 120 trupa të tjerë rusë u vranë të premten.

Kjo ka bërë që numri i të vdekurve në radhët e ushtrisë ruse të shkojë 35,870.

Kievi ndan rregullisht vlerësimet për humbjet ruse, megjithëse vlen të përmendet se këto kanë qenë vazhdimisht më të larta se ato të publikuara nga Moska dhe agjencitë perëndimore.

Autoritetet ukrainase thonë se 1,582 tanke ruse janë shkatërruar që nga 24 shkurti.

Forcat e sigurisë gjithashtu kanë raportuar për rrëzimin e 217 aeroplanëve dhe 186 helikopterëve.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe mbrëmë me bomabdrime ku ka lënë të vdekur katër persona në Sloviansk. /Telegrafi/