Siç është raportuar nga mediet e huaja, sulmet me raketa kanë goditur objektivat ukrainase gjatë gjithë ditës.
Autoritetet lokale në Kharkiv, Odesa dhe Poltava kanë raportuar sulme nga raketat ruse, transmeton Telegrafi.
Një civile 28-vjeçare u vra kur bombardimet e rënda goditën shtëpinë e saj në Korobochkyne, raporton administrata ushtarake rajonale e Kharkiv.
Agjencia e lajmeve Interfax-Ukrainë raporton se një raketë lundrimi u rrëzua në rajonin e Poltava-s.
Por një tjetër raketë goditi një strukturë infrastrukturore në Karlivka (në rajonin e Poltava-s), duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në ndërtesat aty pranë. Askush nuk u vra dhe askush nuk u plagos, raporton agjencia.
Ndërkohë, rajoni përreth Odesa-s u godit nga granatimet më herët gjatë ditës dhe vetë qyteti është goditur nga raketat.
Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e zi mbi qytetin e Odesës – nuk dihet nëse ka viktima. /Telegrafi/
⚡️ Explosions can be heard in #Odessa pic.twitter.com/xPMSPi1vOx
— NEXTA (@nexta_tv) May 7, 2022