Qindra kufoma janë gjetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Mariupol të Ukrainës, ka bërë të ditur këshilltari i kryetari të qytetit port.
Petro Andryushchenko ka folur në Telegram për vdekjet masive në qytetin e okupuar – ku 50 deri në 100 kufoma janë gjetur në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara – madje shumë prej tyre ishin dekompozuar, transmeton Telegrafi.
Kufoma janë transportuar për në morg, ndërsa disa pritet të varrosen menjëherë pasi gjymtyrët e trupit kishin filluar të prishen.
Ndërkaq muajin e kaluar është bërë e ditur, se 60 për qind e ndërtesave në Mariupol janë shkatërruar nga sulmet e ushtrisë ruse. /Telegrafi/