Ukrainasit dhe rusët kanë vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje rreth agresionit të rus në Ukrainë.
Gjatë ditës së sotme u bë e ditur se të dyja palët kishin mbajtur një takim përmes një video-lidhje dhe kishin përafruar qëndrimet.
Së fundi, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak konfirmoi se bisedimet me Rusinë do të zhvillohen të hënën përmes video lidhjes.
Again. Negotiations go non-stop in the format of video conferences. Working groups are constantly functioning. A large number of issues require constant attention. On Monday, March 14, a negotiating session will be held to sum up the preliminary results…
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 13, 2022
“Përsëri. Negociatat shkojnë pa ndërprerje në formatin e videokonferencave. Grupet e punës funksionojnë vazhdimisht. Një numër i madh çështjesh kërkojnë vëmendje të vazhdueshme. Të hënën më 14 mars do të mbahet seanca negociuese për të përmbledhur rezultatet paraprake…”, ka shkruar ai në Twitter.
Ndryshe, Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur tre raunde takimesh dhe ishte arritur vetëm një marrëveshje – palët ishin dakorduar që të hapen korridore të sigurta për refugjatët. /Telegrafi/