Telegrafi

Autori i masakrës në Zelandën e Re ishte frymëzuar nga Andres Breivik – para sulmit kishte publikuar manifestin 73 faqesh

Sulmuesi Brend Tarrant me shtetësi australiane, i cili vrau të paktën 49 persona në sulmet në dy xhamitë në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, para se të fillonte masakrën kishte përpiluar një manifest prej 73 faqeve.

Në pjesën me mbishkrimin “koha të mëdha” të postuar në rrjetet sociale, shpjegon se përse kishte përzgjedhur xhamitë në këtë qytet të Zelandës së Re, dhe si ishte frymëzuar nga autori i masakrës në Norvegji, Andres Breivik, që në vitin 2011 vrau 77 persona që kryesisht ishin fëmijë, transmeton Telegrafi.

“Kam lexuar shumë, por jam frymëzuar nga Breivik”, ka shkruar autori i masakrës në dy xhamitë në Zelandën e Re.

Tutje thuhet se sulmet i ka kryer si hakmarrje ndaj sulmit terrorist në Suedi, ku humbën jetën dy vajza.

Lexo po ashtu Njëri nga autorët e masakrës në dy xhamitë në Zelandë të Re, dëgjonte këngë serbe kushtuar kriminelit të luftës Radovan Karaxhiq (Video)

“Ka qenë një periudhë kohore prej dy vjetësh kur ndryshova qëndrime, ngjarja e parë që më ka ndryshuar ishte sulmi i prill prillit të vitit 2017 në Stokholm. Nuk kam mundur t’ia kthej më shpinën dhunës”, thuhet ndër tjera.

Tarrant e ka përshkruar veten si një burrë i bardhë i lindur në Australi nga një familje modeste.

“Jam një burrë i rëndomtë që kam vendosur të rriti sigurinë e njerëzve të mi. Duhet treguar atyre që kanë kryer pushtimin në vendin tonë, se ky është vendi ynë dhe kurrë nuk do të jetë i tyre. Derisa këtu jetojnë të bardhët, ata kurrë nuk do ta marrin vendin tonë. Gjykuar nga veprimet është sulm terrorist, por mendoj se është aksion kundër okupatorëve”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re, autori i masakrës shtiu për herë të dytë me pushkë mbi viktimat

Tutje në tekst ka treguar se pse ka vendosur të kryej sulmin në Zelandën e Re.

“Këtu kam dashur përkohësisht të jetoj derisa i kam planifikuar të gjitha, por shpejt e zbulova se ky vend është cak si çdo vend tjetër i botës. Gjithashtu, sulmi në Zelandën e Re do të tërhiqte vëmendjen për një sulm të vërtetë mbi civilizimin tonë”, thuhet ndër tjera.

Ai thotë se është rritur në Grafton të Australisë dhe se nuk ishte shumë i interesuar në shkollim.

Lexo po ashtu Momenti kur njëri nga sulmuesit në dy xhamitë në Zelandën e Re, kapet nga policia (Video)

Tarrant ka pranuar se fillimisht kishte planifikuar të kryej sulmin në xhaminë Dunedin, por se më vonë kishte vendosur ta bëjë në Al Noor dhe Masgid në Christchurch pasi “kishin shumë okupatorë”.

Daily Mail shkruan se babai i Tarrant ka qenë atlet që ka marrë pjesë në 75 gara të ndryshme, dhe që ka ndërruar jetë nga kanceri në vitin 2010. Ndërkaq e ëma e tij jeton në Grafton.

Lexo po ashtu Sulmet në Zelandën e Re, 49 të vrarë e 48 të plagosur - gjithçka që duhet të dini për masakrat në dy xhamitë (Foto)

Tarrant punonte si trajner fitnesi, por me klientët e tij thuhet se kurrë nuk kishte biseduar për bindjet e tij fetare. /Telegrafi/