Telegrafi

Autori i masakrës në kolegjin e Krimesë ishte futur me një çantë plotë me armë e municion, publikohet videoja e plotë e sulmit (Video, +16)

Mediat në Krimenë e aneksuar nga forcat proruse, kanë publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda kolegjit ku gjatë javës së kaluar 18-vjeçari Vladislav Roslyakov, kreu masakrën mbi shokët dhe profesorët.

Në video shihet se si Roslyakov arrin në kolegj, duke bartur me vete një çantë që e kishte mbushur me armë dhe municion, transmeton Telegrafi.

Aty gjithashtu shfaqet momenti kur ndodh shpërthimi nga një bombë artizanale të cilën e kishte vendosur afër një klase, ku nga shpërthimi i fuqishëm dridhet e gjithë ndërtesa.

Lexo po ashtu Zbulohen detaje për autorin e masakrës në një kolegj në Krime, ishte ndarë nga e dashura dhe nga nervoza kishte vrarë shokët (Video)

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai kishte nxjerrë pushkën dhe kishte filluar të shtie mbi shokët dhe shoqet, ku si rezultat humbën jetën 21 persona – 16 studentë dhe 5 profesorë.

Raportohet se mbi 50 persona tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse autori i masakrës në fund ka kryer vetëvrasje. Ndërkaq, autoritetet e sigurisë fillimisht e kishin trajtuar sulmin si “sulm terrorist”, por më vonë e kanë quajtur “sulm masiv”. /Telegrafi/