Mediat në Krimenë e aneksuar nga forcat proruse, kanë publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë brenda kolegjit ku gjatë javës së kaluar 18-vjeçari Vladislav Roslyakov, kreu masakrën mbi shokët dhe profesorët.
Në video shihet se si Roslyakov arrin në kolegj, duke bartur me vete një çantë që e kishte mbushur me armë dhe municion, transmeton Telegrafi.
Aty gjithashtu shfaqet momenti kur ndodh shpërthimi nga një bombë artizanale të cilën e kishte vendosur afër një klase, ku nga shpërthimi i fuqishëm dridhet e gjithë ndërtesa.
Sikur kjo të mos i mjaftonte, ai kishte nxjerrë pushkën dhe kishte filluar të shtie mbi shokët dhe shoqet, ku si rezultat humbën jetën 21 persona – 16 studentë dhe 5 profesorë.
Raportohet se mbi 50 persona tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse autori i masakrës në fund ka kryer vetëvrasje. Ndërkaq, autoritetet e sigurisë fillimisht e kishin trajtuar sulmin si “sulm terrorist”, por më vonë e kanë quajtur “sulm masiv”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=zw0IodzamLo&has_verified=1