Lufta mes ukrainasve dhe rusëve po hyn në vitin e tretë.
Forcat ukrainase me sukses po vazhdojnë ofensivën ndaj pushtuesve rusë, të cilët po humbin gjithnjë e më tepër mjete ushtarake.
Së fundi është publikuar në rrjetet sociale një video e ballafaqimit të drejtpërdrejt të ushtrisë së Ukrainës dhe asaj të Rusisë.
https://twitter.com/historyinmemes/status/1748175192986398735
Automjeti Bradley i prodhimit amerikan “fshin prej faqes së dheut” një nga tanket ruse ‘më të avancuara’ në Ukrainë.
Theksojmë se gjatë ditës së djeshme autoritetet ukrainase zbuluan se kanë goditur objektivat në Shën Petersburg të Rusisë gjatë natës duke përdorur një dron të prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/