Telegrafi

Autobusin e vjetër e kthyen në ‘shtëpi lëvizëse’ (Foto)

Një çift nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, e kanë parë reklamën e një autobusi të vjetër që shitej për njëmijë dollarë dhe ata nuk kanë mundur t’i rezistojnë tundimit për ta blerë.

Shristopher dhe Tory Stoll e kanë demoluar autobusin e prodhuar në vitin 1988 dhe për gjashtë muaj me radhë kanë punuar që ta kthejnë në një ambient banimi.

Ky autobus i mbushur me papastërti, ka pasur probleme të shumta në makineri dhe në sistemin elektrik, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, me punë dhe përkushtim, ata e kanë rregulluar atë, duke e kthyen në një ambient banimi dhe studio pune në të njëjtën kohë.

Me këtë autobus ata po bëjnë xhiro nëpër Shtete të Bashkuara, ndërsa së shpejti dëshirojnë të shëtisin edhe në vende të tjera. /Telegrafi/