Telegrafi

Autobusi për pak sa nuk e mbyti çiklistin (Video)

Ky çiklist do ta pësonte shumë keq, sikur të goditej nga autobusi.

Për fat tëmirë, Ric Stern arriti të frenonte vetëm disa milimetra pranë autobusit që po merrte kthesën.

Reflekset e 46-vjeçarit kanë qenë të shpejta, ndaj ia arriti të shpëtojë për vetëm një “fraksion” të centimetrit, transmeton Telegrafi.

Firma që ka në pronësi autobusin urban, ka deklaruar se po bënte kontrolle në autobus dhe se po kërkon hetime nga Policia e vendit. /Telegrafi/