Një këmbësor është goditur nga autobusi, në fshatin Poqestë, në Pejë.
Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18: 35.
Siç mëson Telegrafi, personi i goditur është një 50 vjeçar me iniciale R.B, ndërkaq është dërguar në Spitalin e Pejës, për tretman mjekësor.
Telegrafi ka tentuar të flasë me Policinë në rajonin e Pejës, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.
Gjithashtu, në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët janë anëtarë të një familjeje.
Policia e Kosovës në vazhdimësi apelon te të gjithë ngasësit në trafik që të bëjnë kujdes të shtuar, pasi që edhe rrugët janë të rrëshqitshme si pasojë e borës së fundit në vend./Telegrafi/