Një autobus me rreth 50 shtetas ukrainas është përmbysur në Itali, si pasojë e të cilit aksident ka gjetur vdekjen një grua e re dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy autobusë plot me ukrainas thuhet se po udhëtonin përgjatë autostradës midis Cesena dhe Rimini, në bregun verilindor kur një automjet doli nga rruga, thanë zjarrfikësit të dielën.
Ekuipazhet po punojnë tani për të hequr trupin e një gruaje të re nga përplasja, raportoi faqja e medias lokale Cronache Della Campania.
Faqja e lajmeve shtoi se aksidenti u raportua pak para orës 06:45 me orën lokale, në autostradën A14.
A bus carrying dozens of Ukrainian refugees, including children, veered off the road in Italy, southeast of Bologna, leaving one woman dead and several others injured, authorities said. pic.twitter.com/aKVujQ3OJx
— DW News (@dwnews) March 13, 2022
Të shtunën, (12 mars) më shumë se 13,000 njerëz u larguan nga Ukraina duke përdorur korridoret humanitare ndërsa trupat ruse filluan të lëviznin drejt perëndimit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky paralajmëroi se disa qytete të vogla dhe fshatra “nuk ekzistojnë më” si rezultat i agresionit rus mbi Ukrainë. /Telegrafi/