Në rrjetet sociale është publikuar një video e re e shkatërrimit të një mjeti të blinduar të ushtrisë ruse.
Kësaj radhe ukrainasit shkatërruan autoblindën ruse BMP-2, që kishte tentuar të godet pozicionet e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.
Videoja është realizuar në vendin Zaitseve në afërsi të qytetit të Bakhmutit në rajonin e Donetskut.
Autoblinda ruse u fut në një zonë të banuar duke tentuar të neutralizojë ushtarët ukrainas, por gjatë tërheqjes është goditur me predhën anti-tank Javelin.
Mjeti i blinduar rus u shkatërrua nga pjesëtarët e brigadës së 24-të të ushtrisë ukrainase.
Ndërsa sipas të dhënave të ekipit të pavarur Oryx që merret me regjistrimin e humbjeve ruse si në makineri luftarake ashtu dhe në personel ushtarak, Moska nga fillimi i luftës ka humbur 799 mjete të blinduara, ku 497 prej tyre janë shkatërruar.
261 tjera janë sekuestruar nga forcat ukrainase, kurse pjesën tjetër e kishin braktisur rusë në fushëbetejë. /Telegrafi/
https://twitter.com/PaulJawin/status/1633422534061301760?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1633422534061301760%7Ctwgr%5Ef4e2182817f4cba4a5c10859d23e9f2fcc61f25f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fruski-oklopnjak-pokusao-neutralisati-ukrajinske-snage-pa-unisten-u-povlacenju%2F230308100