Site icon Telegrafi

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, Ivan Havryliuk, ka bërë të ditur se Australia do t’i ofrojë Ukrainës një paketë ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh.

Sipas Marles, 50 milionë dollarë nga kjo shumë do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, 30 milionë dollarë për dronë dhe 15 milionë të tjerë për pajisje si helmeta, varka, maska dhe gjeneratorë.

Ministri australian tha se Ukraina dhe populli i saj kanë duruar më shumë se dy vjet që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Megjithatë, Marles u shpreh se Australia do t’i qëndrojë pranë Ukrainës deri në fitimin e luftës.

Gjithashtu, ai bëri me dije se vendi i tij do t’i sigurojë forcave ukrainase municione ajër-tokë.

Ndryshe, paketa e fundit e çon ndihmën ushtarake australiane për Ukrainën në 880 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version