Forcat ushtarake ukrainase po vazhdojnë të marrin ndihma të ndryshme në luftën kundër Rusisë.
Së fundi, Australia ka njoftuar se do të dërgojë ndihma ushtarake në shtetin e Ukrainës.
Australia ka njoftuar se do t’i dhurojë ukrainasve 30 automjete të tjera të mbrojtjes – Bushmaster.
Australia has announced that it will donate another 30 Bushmaster protected mobility vehicles to Ukraine.
It will also transfer 90 million Australian dollar to the Ukrainian Army and 70 military experts to train Ukraine’s soldiers in the UK.
🇦🇺🇺🇦 pic.twitter.com/AMEPnFDBKx
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 27, 2022
Ajo gjithashtu do të transferojë 90 milionë dollarë australianë për ushtrinë ukrainase dhe 70 ekspertë ushtarakë për të trajnuar ushtarët e Ukrainës në Britani të Madhe.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara janë vendi që më së shumti kanë ndihmuar në këtë luftë Ukrainën, ku deri më tani ka ndarë rreth 18 miliardë euro.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të territorit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/