Telegrafi

Ausilio: Shitja e Coutinhos pendimi më i madh, mund të rikthehet te Interi

MILAN, ITALY - NOVEMBER 19: Coutinho of FC Internazionale Milano celebrates his goal during the Serie A match between FC Internazionale Milano and Cagliari Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on November 19, 2011 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur në lidhje me shitjen e talentit brazilian, Coutinhos, në drejtim të Liverpoolit.

Shitja e Coutinho u cilësua si një gabim i madh i drejtuesve të Interit, por ashtu mendon edhe Ausilio, i cili thotë se shitja e tij ishte gabimi më i madh në karrierën e tij, gjithashtu edhe pendimi më i madh.

Lexo po ashtu Interi shpreh interesim për të paguar klauzolën e Griezmann

“Coutinho është gabimi më i madh në 20 vitet e mia. Shitja e tij është pendimi më i madh i imi”, ka thënë Ausilio për ESPN FC.

“Kur ai [Coutinho] erdhi, Inter kishte marrë një drejtim të ri. Ne kishim ndryshuar trajnerin përsëri – dhe ne kemi qenë në kërkim të gjetjes së vazhdimësinë së re, dhe ne kishim ndryshuar disa lojtarë”, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Gerrard: Coutinho është talent i klasit botëror

“Por, tani me drejtuesit e Suningut, kthimi i tij ne Inter nuk është i pamundur”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/