Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur në lidhje me shitjen e talentit brazilian, Coutinhos, në drejtim të Liverpoolit.
Shitja e Coutinho u cilësua si një gabim i madh i drejtuesve të Interit, por ashtu mendon edhe Ausilio, i cili thotë se shitja e tij ishte gabimi më i madh në karrierën e tij, gjithashtu edhe pendimi më i madh.
“Coutinho është gabimi më i madh në 20 vitet e mia. Shitja e tij është pendimi më i madh i imi”, ka thënë Ausilio për ESPN FC.
“Kur ai [Coutinho] erdhi, Inter kishte marrë një drejtim të ri. Ne kishim ndryshuar trajnerin përsëri – dhe ne kemi qenë në kërkim të gjetjes së vazhdimësinë së re, dhe ne kishim ndryshuar disa lojtarë”, përcjell Telegrafi.
“Por, tani me drejtuesit e Suningut, kthimi i tij ne Inter nuk është i pamundur”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/