Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka theksuar se Interi ka para të mjaftueshme për të blerë lojtar të nivelit të lartë siç është Cristiano Ronaldo.
Megjithatë, sipas Ausilios problemi qëndron te Fair Play Financiar, i cili nuk ia lejon të bëj investime të mëdha deri në rregullimin e librave financiar të klubit.
Drejtori i Interit gjithashtu ka theksuar se klubi është në një rrugë që kërkon kohë dhe ekipi duhet të bëj sa më pak gabime se në sezonin që po përfundon.
“Sot kemi një pronësi të fortë dhe të qëndrueshme”, ka thënë fillimisht Ausilio për Calciomercato.com.
“Pronarët e rinj kinezë mund të blejnë lehtësisht lojtarët më të famshëm në botë, si Cristiano Ronaldo, por e vërteta është se ne nuk mund ta bëjmë këtë për shkak të Fair Play Financiar, e cila merr parasysh zhvillimin e klubit”, përcjell Telegrafi.
“Kjo është një rrugë që kërkon kohë, ide dhe menaxhim. Ne duhet të bëjmë sa më pak gabime, sigurisht më pak se sa kemi bërë këtë sezon”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/