Telegrafi

Ausilio: Interi është mirë kështu si është

Drejtori teknik Piero Ausilio, një nga meritorët që Joao Mario ka përfunduar te Interi.

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se ka qenë zgjedhje e tyre që të mos nënshkruajnë me Patrik Schickun dhe Keita Balden.

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur me dy lojtarët në ditët e fundit, por Schick kaloi te Roma, ndërsa Keita kaloi te Monaco.

Drejtori i Interit nuk ka pranuar të thotë se nuk kanë arritur marrëveshje me ta.

“Ndoshta ne nuk i kemi humbur ata, ne kemi bërë zgjedhje tjera. Ndoshta ne e kemi zgjedhur rrugën që t’i humbi vet ata”.

Ai po ashtu u pyet edhe për ofertën drejt Shkodran Mustafit, që u flit në orët e fundit, për huazim 5 milionë euro me të drejt blerje për 20 milionë euro.

“Jemi mirë kështu si jemi”, ka thënë Ausilio./Telegrafi/