Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar interesimin e Nerazzurëve për Radja Nainggolanin teksa nuk deshi të flasë lidhur me një largim të sulmuesit Mauro Icardi i cili konsiderohet i pa shitshëm në këtë moment.
Ausilio ka folur për Sportitalia rreth largimeve të mundshme nga skuadra ku ka oferta për Samir Handanovicin dhe Mauro Icardin, të dy këto largime që nuk mund të ndodhin sipas drejtorit Nerazzur.
“Nuk ka të vërtetë se Handanovici po shkon te Napoli, e as që Icardi po largohet, absolutisht kjo nuk mund të ndodhë”, u shpreh Ausilio.
Ausilio aludoi se spekulimet për interesimin e Interit për Nainggolanin janë të vërteta.
I pyetur nëse i pëlqen vërtet Spallettit, Ausilio tha: “Nuk është se i pëlqen vetëm Spallettit”.
Drejtori i Interit ishte pesimist për Joao Cancelon, i cili sipas të gjitha gjasave do të përfundojë te Juventusi.
Edhe transferimi i Rafinhas në mënyrë të plotë besohet se do të jetë vështirë për t’u arritur. /Telegrafi/