Telegrafi

Ausilio ia mbyll derën Juventusit dhe Romës për Brozovicin

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për tregun e transferimeve të Nerazzurrëve, ku është ndalur te Mauro Icardi dhe Marcelo Brozovic.

Italiani e ka ritheksuar faktin se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet, por nuk ka përjashtuar edhe mundësinë që mesfushori korat të vazhdon me klubin nga Milano.

“Nuk jam nga ata që japi deklarata te forta, thjesht i them gjerat siç janë. Kisha thënë që Icardi është i pashitshëm, e askush nuk me besoi”.

Lexo po ashtu Nuk ndalet Interi, nuk përjashtohet mundësia të vijë edhe Fabregas

“Brozovic? Tashmë e kam thënë, ai nuk shkon te Juventusi apo ndonjë klubi italian. Ai mund të jetë i dobishëm për Interit, edhe pak ditë përfundon tregu i transferimeve dhe do të jetë çdo gjë më e lehtë për atë. Ai ka nevojë t’i injorojë lajmet rreth tij dhe të relaksohet”, ka thënë Ausilio.

Për Brozovicin përveç Juventusit dhe Romës, ka shprehur interesim edhe Liverpooli dhe Chelsea. /Telegrafi/